Përdhunoi ish-partneren e tij, pranga shqiptarit në Greqi! Si ndodhi ngjarja

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar ka dhunuar seksualisht ish-partneren e tij në shtëpinë e saj. Bëhet me dije se gjithçka ndodhi kur burri me origjinë shqiptare, shkoi mbrëmë në banesën e grekes, ku ajo jetonte me djalin e tyre 4-vjeçar.

Shqiptari i kërkoi që të ktheheshin bashkë duke abuzuar me të seksualisht. Mësohet se e reja nuk kishte bërë rezistencë nga frika se mund ta vriste, por të nesërmen shkoi menjëherë në rajon për ta denoncuar.

Po ashtu, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije, ishte shpallur në kërkim për trafik droge pasi ndaj tij ishte “prerë” një urdhër arresti.

/Burimi:  Protothema/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *