Megjithatë, ai është shfaqur tejet nervoz në momentin që togat e zeza kanë marrë vendimin për të. Ai nuk e ka pritur mirë arrestin, ndërsa vazhdimisht i gjuante me kokë kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën që lamë pas. Gruaja shqiptare, me profesion pastruese, ishte duke punuar në një apartament në Athinë. Teksa po pastronte ashensorin, papritur ajo u kap me forcë nga 35-vjeçari dhe u dërgua me forcë prej tij në një apartament.

Më pas nisi përdhunimi për rreth 8 orë. Shqiptarja, ka arritur të shpëtojë vetëm gjatë orëve të pasdites, ku 35-vjeçari shkoi në kuzhinë për të përgatitur për të ngrënë. Duke shfrytëzuar këtë rast, ajo doli në ballkon dhe arriti të shkojë në apartamentin ngjitur.

Sakaq, 35-vjeçari bullgar ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi edhe në vitin 2015, ai ishte dënuar me 5 vite burg, për përdhunimin e një të reje.

/Priza.al/