Detaje të panjohura nga rasti i përdhunimit të pastrueses shqiptare në një apartament në rrugën Symmachidon në Petralona, Greqi, kanë dalë në dritë nga mediat greke. Dialogjet e përdhunuesit bullgar me nënën e tij janë tronditëse dhe tregojnë brutalitetin e krimit.
“Duhet ta kisha bërë me kohë, ti e di që disa shqiptarë më kanë kërcënuar”, këto ishin fjalët që i tha në telefon nënës së tij, 35-vjeçari bullgar i cili përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare në Greqi, 1 muaji më parë.
Teksa policia greke po e kërkonte 35-vjeçarin për ta vënë në pranga dhe ai fshihej, i ka telefonuar së ëmës e cila e tronditur e merr në pyetje lidhur me ngjarjen që ndodhi.
Një pjesë e bisedës mes autorit dhe nënës së tij:
Nëna: Më dëgjon? Të pret burgu, të gjithë po kërkojnë për ty. Cfarë bërë kështu e di?
Autori: Po e di! Duhet ta kisha bërë shumë kohë më parë këtë.
Nëna: Pse?
Autori: Ti se di se çfarë numrash më bënte ajo mua. Ti e di që më kërcënonin disa shqiptarë, më kërcënonin shqiptar. Ajo këtë po priste.
Nëna: më dëgjo e gjithë Greqia po kërkon për ty! Çdo ditë nëpër lajme po të kërkojnë, poshtë shtëpisë ka kamera, janë futur n shtëpi për të gjetur shënjat e gishtave, do të shkosh në burg dhe nuk e di se si do durosh.
Autori: Qetësohu nënë, unë jam larg. Nëse nuk më gjejnë për 3 muaj kjo do të anulohet.
Nëna: Në internet shkruhet që ti bërë të njëjtën gjë 7 herë, nuk dija çfarë të bëja dhe i dhashë numrin tënd.
Autori: Kë numër dhe këtë? Duhet të kishe dhënë atë të vjetrin.
Nëna: Kujdesu për vetën të lahesh sepse unë nuk mundem më, nuk mund të duroj dot më babai pësoi infarkt në zemër! Çfarë më bërë kështu, desh vdiqa dje.
Autori: Isha me nerva dola e kapa e rraha. Nuk e përdhunova thjeshtë e kam rrahur keq fare
Nëna: Thuhet që e përdhunove 7 herë.
Autori: Nuk e beson njeri, sepse nuk ka dëshmitarë, pa dëshmitarë nuk do ta besojnë.
Nëna: Fshihu mirë sepse unë nuk të ndihmoj dot, nëse e bëjë do më kapin edhe mua.
Si ndodhi ngjarja:
Ngjarja ndodhi afërsisht një muaj më parë, teksa 50-vjeçarja po pastronte në pallatin në të cilën ishte e punësuar. Gruaja shqiptare, me profesion pastruese, ishte duke punuar në një apartament në Athinë. Teksa po pastronte ashensorin, papritur ajo u kap me forcë nga 35-vjeçari dhe u dërgua me forcë prej tij në një apartament. Më pas nisi përdhunimi për rreth 8 orë. Shqiptarja, ka arritur të shpëtojë vetëm gjatë orëve të pasdites, ku 35-vjeçari shkoi në kuzhinë për të përgatitur për të ngrënë. Duke shfrytëzuar këtë rast, ajo doli në ballkon dhe arriti të shkojë në apartamentin ngjitur. Sakaq, 35-vjeçari bullgar ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi edhe në vitin 2015, ai ishte dënuar me 5 vite burg, për përdhunimin e një të reje.
Shkresat e lëndës
Ajo që gruaja fatkeqe raportoi në polici është tronditëse. “Rreth orës 08:00 të datës 19/06/2021, gruaja e lindur më 02-02-1970 në Shqipëri, ndodhej jashtë ashensorit të ndërtesës në rrugën Symmachidon nr. 11, Petralona ku punon si pastruese dhe u tërhoq nga autori deri në apartamentin përdhese ku ajo jeton. Atje, ai e detyroi atë të kryejë marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur , duke përdorur dhunë fizike veçanërisht të rëndë në trup dhe fytyrë ”, theksohet në shkresat e çështjes.
“Rreth orës 17:00 të datës 19/06/2021, ajo arriti të ikte nga banesa. Stacioni EKAB arriti në vendin ku e transportoi atë në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaia ”, theksohet në të njëjtin dokument.
/Burimi: protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/