Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.
Sipas uniformave blu po punohet për të vënë pas hekurave shtetasin S. Z., 29 vjeç. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij.