Përpos kërcimeve, konkurentët e sezonit të shtatë të “Dance With Me” nuk ngurojnë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale. Një ndër VIP-at e kastit këtë vit është edhe Valon Shehu. Mbrëmjen e djeshme këngëtari i ka habitur të gjithë teksa rrëfeu se dikur ka përdorur substanca steroide.
Valoni shpjegoi se këtë e bënte për të fituar më shumë muskulaturë artificiale në formësimin e trupit të tij. Siç çdo substancë edhe këto kishin efektet e tyre anësore. Në rastin e këngëtarit ato i shtonin atij dëshirën për të kryer më shumë marrëdhënie seksuale gjatë ditës. “Flija tri orë gjumë në ditë dhe 2-3 herë duhet të bëja seks” -tregoi ndër të tjera Valoni.
Sigurisht kjo deklaratë e tij ka krijuar biseda në studio, ku nuk munguan edhe shakatë nga ana e anëtarit të jurisë, Ermal Mamaqit.
Më herët gjatë një interviste ish-banori i “Big Brother” rrëfeu një situatë që i kishte ndodhur kur ish e dashura kishte zbuluar tradhëtinë e tij. “Ajo i zbuloi të gjitha sepse kisha lënë laptopin në shtëpi. Kishte çdo gjë me fakte. Më erdhi turp dhe i thashë që do të largohesha nga shtëpia. Ajo më tha jo, sepse dëshironte të qëndronim natën e fundit bashkë. Në momentin që ajo vuri kokën në gjoksin tim, më beso më dilnin lot nga turpi”- u shpreh këngëtari.