Kur flasim për pastrimin e ambientit të shtëpisë të gjithë mundohemi të zgjedhim ato produkte që na duken më të mira larëse duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar higjienën e saj. Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni,si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin.
Epo për të arritur një rezultat të Ju nevojiten 3 përbërës kripë, uthull molle dhe sodë buke. Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret nga banjoja juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur.
Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, sikundër edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit. Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht . Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni.