Shpesh tundohemi që të lajmë fytyrën me sapun duarsh, aq më tepër kur na ka mbaruar ai i posaçmi. Por larja e fytyrës me sapun duarsh ka disa ‘dëme serioze’ në lëkurë, pasi do ta bëjë lëkurën tuaj të thatë dhe fytyra juaj do të ndihet e shtrënguar dhe e irrituar.
Për këtë arsye Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga ‘problematikat’ që shkakton larja e fytyrës me sapun duarsh:
Kur lajmë fytyrën duam të heqim mbetjet e grimit, yndyrën dhe papastërtitë pas një dite të vështirë. Shumica e sapunëve të fytyrës ruajnë ekuilibrin e pH të lëkurës, ndërsa përbërja e tyre është veçanërisht e butë për lëkurën.
Ndryshe nga sapunët e duarve të cilët kanë një veprim më drastik dhe mund të na irritojnë fytyrën. Duart tona kanë lëkurë më të fortë se fytyra dhe sapunët synojnë të vrasin bakteret dhe mikrobet. Përdorimi i sapunëve të duarve për të pastruar fytyrën mund të irritojë lëkurën dhe veçanërisht nëse keni akne atëherë është e ndaluar pasi mund ta përkeqësojë atë.
Nëse produkti pastrues për fytyrën tuaj ka mbaruar, është më mirë të përdorni vetëm ujë dhe të nesërmen të blini pastruesin që përdorni.