Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa kanë nisur hetimet edhe ndaj një gruaje. Në pranga kanë rënë Erlis Puci, 21 vjeç dhe Laugjent Nuredini, 24 vjeç dhe u procedua bashkëjetuesja e këtij të fundit, Xh. Ç, 23 vjeçe.
24-vjeçari kishte në administrim një piceri në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, kanabis e kokainë. Më droga ndahej në doza dhe shitej nga 21-vjeçari i cili e shpërndante duke u kamufluar si shpërndarës picash. Ndërkohë 23-vjeçarja fshihte lëndën narkotike.
Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.
/Priza.al/