Nisur nga rasti i 27-vjeçarit, Jani Rustemaj që përfundoi në gjendje kome për shkak të mbidozës së metadonit, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj iu ka kërkuar strukturave të 6 komisariateve të kryeqytetit të mos arrestojnë persona të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike, por vetëm të shoqërohen.
Në raste të tilla, efektivët e policisë duhet t’i mbajnë nën mbikëqyrje përdoruesit e drogërave.
Ndërsa në momentin e shoqërimit të këtyre personave duhet të jetë i pranishëm edhe mjeku për të specifikuar gjendjen e të ndaluarit, ose për t’i dhënë ndihmën mjeksore.
I riu Jani Rustemaj u arrestua më 12 Prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletesh. Që prej 17 Prillit ai ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në gjendje kritike për jetën.