Përdoruesit në ‘alarm’ për rënien e WhatsApp/ Reagon kompania: Po punojmë, aplikacioni është rikthyer

Të gjithë përdoruesit e aplikacionit WhatsApp kanë qenë në ‘alarm’ për më shumë se një orë, pas rënies së këtij të fundit.

Përdoruesit nuk mundnin të dërgonin as të merrnin mesazhe, por tashmë mesa duket WhatsApp i është rikthyer normalitetit. Lidhur me problemet e aplikacionit, kompania Meta shprehet se puna po vijon ende për të rregulluar disa probleme.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë një zëdhënës i kësaj kompanie.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndërprerje tjetër dhe se çfarë pritet të ndodhë me shërbimin më popullor në botë.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *