“Perënditë e BE erdhën në Shqipëri”/ Rama në Bruksel: Europa ka kuptuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sesionin e diskutimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se samiti i djeshëm ishte një ngjarje historike. Duke kujtuar një shprehje nga Kanuni/ Ligji zakonor, Rama i cilësoi liderët e BE-së si perëndi.

Sakaq, Rama theksoi se BE tashmë ka kuptuar se sa e rëndësishme është integrimi i Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për në Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE në ca mënyra. Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë.

Ne do të jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund, nëse duan të largohen ne do t’iu themi s’do të ikin. Ata nuk po e hapin derën për ne të hymë, por ne duke qenë të dora nuk i lëmë të dalim. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani perëndimor”, tha Rama.

 

Burimi: CNA

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *