Nga spitali i Traumës, pohohet se ndonëse fizikisht po përmirësohet, truri i punonjëses së kazinosë ndodhet në gjendje vegjetative.
Nëna e saj ka bërë apel që të mundësojë transportin e vajzës drejt një spitali të specializuar jashtë, në Turqi ose në Itali, ndërkohë që duhen 150 mijë euro për kurimin e saj. Kujtojmë se përfaqësues të ambasadës keniane ishin sot në spitalin e Traumës ku vizituan vajzën dhe në komisariatin nr.1 të policisë, ku kërkuan informacione mbi ngjarjen e rëndë.