Përfaqësuesi i BB-së, Salinas “shuplakë” Ramës: Jemi të shqetësuar për ikjen e të rinjve

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama tha se ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi, ndaj sipas tij duhet një strategji e re.

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme”, tha ai

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *