Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shpallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.
Indrit Sefa: Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues.
Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibej, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.
Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim.
PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë.
Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti.
Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot.