Përfaqësuesi ligjor i ‘BF’: Po cënohet rëndë e drejta e votës, policia të marrë masa

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Altin Kaziaj në një deklaratë për mediat i bëri thirrje kreut të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullakut që të shtojë prezencën e forcave të policisë në qendrat e votimit. Kazizaj tha se policia e Shtetit nuk duhet të lejojë që persona të administratës të ushtrojnë presion qytetarëve.

“Ju bëj me dije se po cënohet rëndë e drejta e votimit, lidhet me mosprezencën e policisë në kundërshtim me ligjin. Policia e Shtetit duhet të jetë prezente në qendrat e votimit për mos të lejuar persona të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit, qytetarët nuk po votojnë të lirë. Persona me kapuç, që referohen si punonjës por intimidojnë te qytetarët që mos të votojnë të lirë. I bëj thirrje kreut të policisë që të marrë masa që forcat të jenë prezentë në perimetrin duke hequr dhe nxjerrë jashtë qendrave të votimit që nuk kanë lidhje me komisionarët e votimit.” – tha Kaziaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *