Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Komisioneri në shkelje të afateve ligjore

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka reaguar pas vendimit të KAS për regjistrimin e forcës politike në KQZ. Në një prononcim për mediat, Sefa deklaroi se Ilirjan Celibashi është në shkelje të të gjitha afateve ligjore për marrjen e një vendimi.

Sipas tij, Celibashi ka mbajtur qëndrime politike përsa i përket regjistrimit të PD-së në zgjedhje.

Sefa: KAS konfirmoi pretendimin tonë se komnisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor. Që prej datës 11, ora 10:00 është në shkelje të afateve ligjore. Komisioneri nuk po respekton afatet proceduriale dhe afatet ligjore. Afatet janë të përcaktuara qartë. I bëj thirrje komisionerit që të ndalojë këto dispozita dhe të marrë parasysh kërkesën e PD-së për regjistrim.

Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike. Është jashtë procedurës ligjore. Ka bërë ndërhyrje të direkta për paracaktimin e rezultatit zgjedhor. Të marrë në konsideratë kërkesën e PD-së. Kjo është vendimarrja e KAS-it. I bëjmë thirrje të ndërmarrë vendim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *