Presidenti i Republikës Bajram Begaj pritet të takohet ditën e nesërme më, 7 tetor me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca, ku njofton se takimi do të mbahet rreth orës 9:00.
Njoftimi i plotë:
Nesër në orën 09:15, Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj do të mirëpresë në një takim Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Mediat e interesuara të bëjnë të ditur praninë e tyre paraprakisht dhe të paraqiten jo më vonë se ora 08:45 në Presidencë.
Faleminderit!