“Përfitoi prona në bregdet”/ Shehaj: Do të kërkojmë që Kushtetuesja ti heqë mandatin Xhaçkës

Deputeti Agron Shehaj përmes një konference me mediat, deklaroi se PD po mbledh firmat që të çojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shkarkimin e ministres Olta Xhaçka.

Sipas Shehajt, ministrja e Jashte, me anë të ligjit të Investimeve Strategjike, ka përfituar prona në bregdet, në emër të bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim”, tha Shehaj.

Argumentet e Shehajt:

29/03/2021- Bashkëshorti i Xhaçkës Investitor Strategjik

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.TÇ” SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite.

25/06/2021- Krijohet kompania e kunatës së Xhaçkë

Për të shmangur formalisht shkeljen e ligjit, krijohet kompania “AGTÇ HOTEL MANAGEMENT”, në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, shtetases amerikane znj. Sutton, e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton me vëllain e ministres Xhaçka.

15/07/2021 Kunata e Xhaçkës Investitore Strategjike

Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike.

02/03/2022- Kunata e Xhaçkës merr pronën publike në përdorim

Qeveria Rama i jep familjes Xhaçka tokën në bregdet në perdorim në shkelje të nenit 70 të Kushtetutës që ndalon çdo përfitim për deputetët nga pasuria e shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *