“Përfituan oligarkë rus” Tabaku kërkon pezullimin e ligjit për investimet strategjike

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë e vendit tonë. Sipas sajm të vetmit përfitues kanë qenë një grup i vogël biznesmenësh si ologarkët rus, që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme. Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”- u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ka prezantuar në kuvendin e Shqipërisë në dhjetor  të vitit të kaluar një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin, të cilat po diskutohen në komisionet parlamentare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *