Forca shtesë të KFOR kanë arritur në Zveçan.
Nuk dihet nëse janë pjesë e kontingjentit të ri që është sjellë në Kosovë apo ka ardhur si kërkesë e listës serbe që të ketë shtim të pjesëtarëve të KFOR e jo të policisë së Kosovës.
Sipas tyre këto të fundit po provokojnë protestuesit.
Ata kanë kërkuar KFOR që ti ofrohet siguri protestuesve.
Sakaq negociatat ndërmjet komandantit të KFOR dhe listës serbe po vazhdojnë.