‘Përforcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve’, Vjosa Osmani pritet me nderime në Vjenë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Vjenë nga homologu i saj austriak Alexandër Van der Bellen. Në një postim në Twitter, Van der Bellen shkruan se vizita e Osmanit nënvizon marrrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.

Presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *