Një banesë është përfshirë në flakë pasditen e sotme, rreth orës 15:40 në qytetin e Bilishtit. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në shtëpinë e qytetarit F.A.
Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 15:40, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.