Apartamenti i çiftit Mihrije Braha dhe Naim Abazi në Prishtinë është përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari Naim Abazi, duke treguar se në momentin e shpërthimit të zjarrit në shtëpi ndodheshin djali i tyre Platori dhe partnerja e tij, Tringa.
Çifti i ri nuk ka pësuar asnjë dëm ndërsa me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policëve zjarri është shuar.
“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Abazi nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.