Një apartament në zonën e muzeut të Dëshmorëve në Durrës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se apartamenti në të cilin ka rënë zjarri ndodhet në katin e pestë të ndërtesës, ndërsa ekzistonte rreziku i përhapjes së flakëve edhe në katin e katërt.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse, ajo që ka shmangur përkeqësimin e situatës.