Një banesë 2-katëshe në Durrës është përfshirë nga flakët. Shtëpia është në pronësi të shtetases Nafie Myzyri. Si pasojë e flakëve, kati i dytë i banesës është shkrumbuar komplet, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme.
Zjarri fillimisht u shfaq në kuzhinë, duke djegur më pas të gjitha orenditë e katit ët dytë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga fëmija i mitur, i cili po luante në kuzhinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.