Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Piskupat të Pogradecit. Flakët kanë dëmtuar edhe banesën tjetër ngjitur.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar nga zjarri. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë pakujdesia.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/