Një zjarr aksidental ka rënë mbrëmjen e djeshme në një barakë në fshatin Çukë pranë Sarandës ka lënduar rëndë një burrë 57-vjeç që ishte duke fjetur brenda objektit.
Burime për median bëjnë me dije se 57-vjeçari Ilirian Xhani që strehohej atje ishte roja i një prone afër vendngjarjes. Djali i të lënduarit e ka nxjerrë të atin nga godina në mes të flakëve dhe e ka çuar në spitalin e Sarandës.
Sipas mjekëve të urgjencës i lënduari ka pësuar djegie të gradës së tretë në gjithë trupin dhe gjendja e tij shëndetsore është kritike.
Pritet që ai të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë.
Policia është duke hetuar rreth shkakut të zjarrit.