Përfshihet nga flakët biznesi në Tiranë

Një biznes është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në ambientet e katit të dytë, si dhe deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.

Ndër të tjera, nuk është bërë me dije profili i biznesit apo nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *