Një banesë dy katëshe në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe është përfshirë nga flakët. Ajo rezulton në pronësinë e Zef Gjergj Pëllumbajt dhe kishte në brendësi 13 dhoma. Shkak për zjarrin është bërë moti i keq.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, për shkak të motit të keq një rrufe ka rënë në banesën dy katëshe dhe ka shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.