Një hotel është përfshirë nga një zjarr i dyshimtë në Zelandën e Re, i cili i mori jetën të paktën 6 personave, ndërsa disa të tjerë janë ende të zhdukur.
Ekipet e zjarrfikësve tani ia kanë dorëzuar vendin e ngjarjes policisë e shpreson të futet në banesë brenda disa orësh.
Lëvizjet e tyre janë vonuar nga shqetësimet që ka pasur mbi stabilitetin strukturor të ndërtesës.
Zjarrfikësit shpëtuan 52 persona menjëherë pas incidentit, i cili u përshkrua nga kryebashkiaku i Uellingtonit, Tory Whanau si një tronditje për sistemin.