Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në autostradën Fier-Vlorë kur është përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë për një mjet tip “Volkswagen”.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes