Një mjet është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re. Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet N. L dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
“Me datë 29.01.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit N. L. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.