Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati të ri në bulevardin Vlorë-Skelë.
Arsyeja mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar flakët.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq, zjarrfikësja dhe policia e Vlorës në vendngjarje kanë punuar për shuarjen e flakëve.