Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e plazhit në Durrës.
Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e dytë të një pallati, ndërkohë që të gjithë banorët janë evakuuar. Por për shkak të tymit të shumtë një 22-vjeçar është asfiksuar dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi policisë:
Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.