Një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë me shkurre, në qytetin e Devollit. Flakët janë identifikuar mbrëmjen e djeshme, teksa forcat zjarrfikëse, po punojnë edhe sot për vënien nën kontroll të tyre.
Dyshimet e deritanishme lidhen me një zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Sipas autoriteteve, vatra nuk paraqet rrezik të shtuar për përhapje të mëtejshme. Nuk ka ende një informacion sa sipërfaqe është shkrumbuar.