Një godinë është përfshirë nga flakët para pak minutash në Lagjen Nr. 9 të qytetit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur te “Rruga 1 Maji” dhe sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar pasi në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që është përfshirë nga flakët.
Godina raportohet të jetë një rrobaqepësi, e cila është ende funksionale dhe dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, por rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet shumë pranë godinës.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.