Një servis makinash në Vorë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht pjesa e përparme e një kamioni. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga informacionet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.
Vorë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.