Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme tendën e një banese në kryeqytet.
Policia bën me dije se flakët janë shuar, por zjarri ka lënë pas dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.