Një zjarr i madh shpërtheu brenda një kishe në Egjipt, duke vrarë 35 dhe plagosur 45 , raporton Reuters.
Sipas mediave egjiptiane, një ekip i Prokurorisë së Gizës së Veriut ka shkuar në vendngjarje për të inspektuar pasojat e tij dhe për të marrë dëshmitë e dëshmitarëve.
Prokuroria ka ngarkuar edhe laboratorin e mjekësisë ligjore për përgatitjen e raportit për rrethanat e zjarrit.
Forcat e mbrojtjes civile arritën të vënë nën kontroll dhe të shuajnë zjarrin.
Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 30 autoambulanca në vendin e ngjarjes për të dërguar të plagosurit në spitalet e përgjithshme Imbaba dhe Agouza.