Përfundimi i marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia nis sulmin kundër Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës dhe përfundimi i moratoriumit të marrëveshjes së 4 shtatorit kanë bërë që Serbia të nisë sërish fushatën kundër njohjes së saj.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez ka falenderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *