Përfundoi në koma pas arrestimit për vjedhje/ Flet me lot në sy nëna e të riut

Nëna e Jani Rustemajt, 27-vjeçarit që ndodhet aktualisht në gjendje kome në QSUT ishte e para që ngriti dyshime mbi sjelljen e policisë ndaj djalit të saj. Në një intervistë për “Uniko” ajo rrëfeu me lot në sy se djalin e kanë arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë ateleteve.

Po ashtu konfirmon se i biri ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nga spitali i kishin thënë se i kanë dhënë metadon, ilaç kundër varësisë.

“Pasi u kap, i shkova njëherë në burg. E arrestuan për vjedhje, kishte marrë një tapet e një palë atlete.  Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shkuar dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri” – tha nëna e tij.

Jani Rustemaj, u arrestua dy javë më pare (12 prill) për vjedhje dhe ndodhet aktualisht në gjendje kome.

Shfaq probleme shëndetësore pas arrestimit për vjedhje, reagon polica


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *