Kryeministri Edi Rama ka përfunduar turin dy ditor në Pogradec nga takimi i tij me kryebashkiakët.
Në fund të takimit, Rama ka dhënë edhe disa ‘porosi’ për krerët e bashkive duke nisur nga vëmendja e shtuar për zonat rurale, deri te transporti, dhe te kalimi i ujësjellësve në dorë të Ministrisë së Transporteve.
Sakaq ka kërkuar që të rinjtë e fëmijët të përfshihen në sporte dhe të kenë gjithë të mirat, si dhe një hapësirë shoqërizimi.
Fjala e plotë:
Jo në të gjitha bashkitë përmirësimi është aq sa duhet të jetë, për të garantuar mesataren e sigurtë që duhet të ketë PS kur merr besimin. Mesatarja e sigurtë nuk duhet të vihet në diskutim, ajo që ne duhet të bëjmë dhe që ka rëndësi është që në këtë komunitet bashkish, ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen te të tjerët, ka shumë arsye për të komunikuar dhe ndarë informacione. Pikat në të cilat duhet vendosur fokusi shumë fort, e para dimensioni rural i çdo bashkie. Kemi bërë një punë të madhe në dimensionin urban, nuk është vetëm çështja e infrastrukturës, rrugët, ujësjellësit, janë në progres. Mos i mbaj shënimet me aq shpejtësi se mu morën mendtë. Këtu e kam fjalën për dimensionin në aspektin e forcave prodhuese, eksportuese që çdo bashki ka një zonë rurale.
Asnjëherë nuk është marrë pushteti vendor me bujqësinë, deri në shtator tetor të këtij viti, duhet të sillni plane së bashku me fermerët, që kanë nevojë për pika grumbullimi. Nuk mund tia plotësojë këtë një kompani private, atë duhet ti’a plotësojë pushteti vendor. Agregimi i ujësjellësve është një gjë e padiskutueshme, duhet bërë një punë e madhe në transformimin e ujësjellësve.
Çështja tjetër është ajo e mjedisit, edhe këtu problemi kryesor është që sa garantohet shërbimi i pastrimit dhe në zonat rurale. Ka një element tjetër që pothuajse nuk u fol fare, është transporti. Situata e sportit në përgjithësi është shumë e rëndësishme, duhet t’i japim fëmijëve dhe më të rinjve që të përfshihen në një hapësirë të re shoqërizimi që i ka të gjithë të mirat. Turizmi dhe kultura, çdo bashki duhet të synojë që të jetë turistike. E fundit por më e rëndësishmja, ju të gjithë kërkuat më shumë sot, por unë kam një lajm që energjia shitej sot deri në 600 euro megavat, nga 90 që shitej deri në një vit më parë. Shqipëria nuk ka arritur që të blejë dot të gjithë sasinë që kishte nevojë, kush thotë që dua dhe këtë, edhe këtë, edhe këtë, duhet të ketë parasysh që ne këtë diferencën e tmerrshme, e paguan buxheti i shtetit, që të mos e paguajnë familjet apo bizneset e vogla. Unë e kam thënë që nëse do të vijë dita, që t’i rrisim energjinë, aty do ta kuptojnë të gjithë se çfarë epoke po jetojmë, se në momentin që do të vijë kjo gjëja e tmerrshme, të gjitha të tjerat do të harrohen.