Policia ka përfunduar kontrollet në anijen me qymyr ku brenda saj u gjet një sasi kokaine.
Anija u bllokua në portin e Durrësit disa ditë më parë, mësohet se në total rezultojnë 59 kg kokainë, të cilat janë sekuestruar.
Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe është ndaluar ditën e martë në Portin e Durrësit. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Bëhet e ditur se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.