Përfundojnë pjesët e para/ Milani në disavantazh, Benfika “kockë e fortë” për PSG-në, City dhe Haland dhurojnë spektakël

Janë mbyllur pjesët e para të 6 sfidave të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Kryendeshja e mbrëmjes Çelsi-Milan ka dhuruar spektakël, me ‘Blutë’ që kryesojnë 1-0 falë golit të Uesli Fofana në minutën e 24.

3 gola janë shënuar në sfidën Real Madrid-Shakhtar Donjetsk, ku madrilenët morën avantazhin e dyfishtë me golat e Rodrigo-s në minutën e 13 dhe Vinisius Zhunior në minutën e 28. Miqtë shkurtuan shifrat në minutë ne 39 me Zubkov.

Ndërkohë, pretendenti tjetër për trofeun, Manchester Citi kryeson thellë 3-0 përballë Kopenhagenit. I pandalshëm Haland autor i dy golave përkatësisht në minutat 7 dhe 32, ndërsa autogoli i Khoshalava i dha avantazhin e trefishtë “Qytetarëve”.

Ndërsa Benfika dhe PSG-ja janë ndarë në barazim 1-1.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *