Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka dhënë detaje në lidhje me vendimet që u morën në Asamble, gjatë punimeve që u mbajtën sot.
Ai lajmëroi se nga e hëna Komisioni i Posaçëm i krijuar për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në PS do të nisë punë në terren.
“Stacioni jonë politik i cili pres të kurorëzohet me një sukses të madh janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Mbledhja u mbyll me sukses dhe u miratuan të gjitha aktet, këtë javë fillon zbritja në terren e komisionit, që do të merret me identifikimin e kandidatëve.
Ky do të jetë hapi i parë, ngritja e sekretarit ekzekutiv. Do të kemi të gjithë strukturat e reja. Pastaj do të kemi koordinatorët elektoral”, tha ai.