Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:
1. Deklarimin fajtor te pandehurit Gentian Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër te grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim
2. Deklarimin fajtor te pandehurit Fation Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur:
4. Deklarimin e pafajshëm te pandehurit Samuel Noka (nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka) per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.
I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për t’u përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 i pafajësisë.
/Priza.al/