Përfundon hetimi për Zef Hilën, prokuroria: Nuk është dënuar për vepra penale

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për kandidatin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Zef Hilën. Nga hetimet e kryera nuk rezulton që Hila të ketë kryer ndryshime në gjendjen civile, ashtu si ishte deklaruar në formular.

Po ashtu, prokuroria tha se Hila nuk është dënuar për ndonjë vepër penale nga drejtësia shqiptare.

“Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dokumenti/ Del i pastër, kush është kandidati i PD që iu

Dokumenti/ Del i pastër, kush është kandidati i PD që iu

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *