Përfundon kontrolli në ambasadën e Iranit, diplomatët e dëbuar refuzuan të dorëzojnë çelësat

Forcat RENEA zhvilluan kontrolle  në godinën e ambasadës së Iranit të cilat zgjatën më shumë se dy orë, stafi i ambasadës së Iranit nga sot largohet nga Shqipëria me vendim të qeverisë shqiptare.

Mësohet se  rruga hyrës dhe dalëse në ambasadë vazhdojnë të jetë e rrethuar nga forca policore, dhe nuk është e aksesueshme për kalimtarët e rastit.

Gjatë kontrollit në godinë mësohet se forcat e RENEA-s kanë përfshirë edhe qen antieksploziv, por gjatë këti kontrolli është dashur edhe përdorimi i forcës për të thyer derën kryesore, pasi diplomatët e larguar refuzuan në shenjë proteste të dorëzonin çelësat.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *