Pas gati 3 orësh ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Enkelejd Alibeaj në selinë blu.
Në mbledhjen e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u diskua në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Pas përfundimit të mbledhjes, në dalje të selisë blu, Alibeaj është ndalur të flasë për mediat, ku është shprehur se mazhoranca nuk ka legjitimitet për të vendosur për presidentin.
Ndësa ka theksuar se është rënë dakord për të marrë pjesë në proces
Alibeaj:
Ai është një draft që ka sintetizuar të gjitha ndjeshmëritë. Besoj se është e udhës për këto që të japë sugjerime. Maxhoranca nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin. Kjo çështje fillon dhe ngre krye në raste si kjo. Ramë dakord të marrim pjesë në proces. /Priza.al