Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Arben Ahmetaj: Qeveria jep 30 milionë dollarë për rindërtim

Ka përfunduar mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave dhe menjëherë pas përfundimit zëvendës kryeministri ka dalë në konferencë për shtyp ku bëri me dije disa nga vendimet më të rëndësishme të takimit të sotëm

Ai e nisi me prezantimin e formës së re të VKM-ve. Ahmetaj bëri me dije se ndërtimet po vijojnë me intensitet të madh dhe se qeveria dha30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin. Ai lajmëroi ndërtimin e një qendre të re tek ‘5 maji’ dhe tha se godiant e studentëve do të rikonstrukturohen.

Tradita e re që ka krijuar qeveria Rama 3 për informimin publik pas mbledhjeve të qeverisë. Kjo është mbledhja e dytë për këtë mandat. Dua të ndaj vendimet kryesore të Këshillit të Ministrave.

Vendimet për Rindërtimit, vazhdon me intensitet të plotë. Sot kaluam tek FSHZH, 30 mln dollarë për të vazhduar punën në terren për të plotësuar angazhimin që kemi ndërmarrë para qytetarëve. Në të njëjtën kohë dua të ndaj edhe një vendim tjetër, për ndërtimin e një qendre në “5 maj”, ku hapet rruga punimeve, nëpërmjet shpronësimeve me këmbim. Qytetarët do të marrin sipërfaqet sipas ligjit. Dua të ndaj me studentët, kaluam tre marrëveshje me qeverinë gjermane, brenda paktit të universitetit 20 mln euro hua që do të shkojnë për rikonstruksion të godinave të Universiteteve Publike. Kemi filluar punën para disa viteve.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *